Dje (22.12.2022) në ora 07:10 në ujërat e lumit Shkumbim, rrugës për në vendin e quajtur “Banjiçe” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur trupin e pa jetë e të miturit nga Novo Sella- Komuna e Zhelinës,për të cilin babai i tij J. H. (46) ka raportuar se më datë 21.12.2022 rreth orës 16:00 është larguar nga shtëpia me veturën “Audi” me targa regjistrimi të tetovës.
Më herët, rreth orës 02.20, vetura është gjetur pranë një objekti hotelierik në vendin e quajtur “Banjiçe”. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ekipit të Ndihmës së Shpejtë dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.
Edhe pse në mëngjes dyshohej për vet vr.asaje, pas oduksionit të kryer në Shkup 16 vjeçari trupi i pajetë i gjetur në banjën e Tetoves dyshohet të jetë vr.arë nga e dashura e tij. Sipas informatave të Alsat një person është arestuar në dyshime për vr.asje të të miturit fjala është për një vajzë e lindur ne vitin 2005.
Sektori i punëve të mbrendshme të Tetovës për momentin është duke hetuar me dyshime edhe për involvim të një personi tjetër.