Ka vdekur inxhinieri i njohur kosovar Qazim Fazlija. Ai ishte projektues i shumë kryeveprave ndërtimore në Kosovë, ndër të cilat janë Hotel Grand, Stadiumi i Mitrovicës, shkruan Jepi zë. Lajmin e ka dhënë familjari i të ndjerit, duke bërë të ditur se varrimi bëhet sot në Turiqevc të Skenderajt nga ora 15:00.
“Ju njoftojmë me dhimbje se sot me datë 23.12.2022, ndërroj jetë inxhinieri i parë i ndërtimtarisë nga Drenica, drejtori i ish-“Ramiz Sadikut”-ut, Qazim Fazlija. I ndjeri ishte i shquar për arritjet akademike dhe për veprimtarinë në të mirë të ngrijtes së nivelit arsimor dhe atdhedashurisë. Fazlija la pas vetes 3 fëmijë, si dhe nipa e mbesë”, ka njoftuar përmes një postimi në facebook një familjare e të nderit.
Njoftimi i plotë: