Një familje shkodrane është bekuar në vitin e kaluar, pasi kanë ardhur në jetë tre vogëlushët e tyre, Lea, Danjel dhe Sindi. Trinjakët, kanë gëzuar pa masë familjen Vata dhe fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë, njoftojnë mediat në Shqipëri.
“Vigjilje e bukur në Shkodër me ardhjen në jetë të trinjakëve Lea, Danjel dhe Sindi që kanë lumturuar familjen Vata dhe të gjithë stafin mjekësor të Spitalit Rajonal Shkodër, të cilët u kujdesën që të vegjlit të jenë shëndosh e mirë”, shkruan ministrja Manastirliu. Me të publikuar këtë njoftim, ministrja Manastirliu ka marrë urime të shumta nga ndjeksit në rretet sociale, ku të gjithë u kanë uruar voglushve jetë të gjatë e të lumtur së bashku me prindërit.
Njoftimi i plotë: