Getinjo dhe Vivieni qysh në ditët e para të Big Brother VIP Kosova kanë filluar një lidhje aty brenda shtëpisë. 10 ditët e para, ata i kaluan pothuajse gjatë gjithë kohës së bashku, madje edhe bashkë e ndanin shtratin, përcjell Klankosova.tv.
Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Vivien dhe Getinjo kanë filluar një lidhje aty brenda shtëpisë, por gjatë dy ditëve të kaluara ata kanë pasur disa diskutime. Gjithsesi, mbrëmë pas Prime-t, ata sërish janë parë të përqafuar. Ndërkaq, sot ata sërish janë ngacmuar me fjalë me njëri-tjetrin. “Avullohu, qarkullo. Apo dëshiron të përzësh nga krevati. Se filluan edhe të të mbronin dje”, i është drejtuar Vivien, Getinjos.
Shiko videon: