Historia e dhimbshme e 22 vjeçares nga Vushtrria që humbi jetën, ja çfarë i kishte ndodhur pak minuta para aksidentit
Florentina Behrami që ndërroi jetë sot, ishte aksidentuar para një jave, pak minuta pasi që kishte nënshkruar kontratë pune në një bankë.
Florentina, ka ndërruar jetë pas rreth një jave sa ishte në koma.
Familjarët e Florentinës kanë treguar se ajo ishte në gjendje kome prej 22 dhjetorit, pasi që ishte goditur nga një veturë në Çagllavicë.
Ajo është aksidentuar pasi ka nënshkruar kontratën e punës në “Teb Bank” kanë treguar familjarët.
E njëjta pasi ka dalë nga banka është goditur nga një automjet me shpejtësi të lartë.
.Ajo është aksidentuar rreth orës 11:00 të datës 22 dhejtor, kurse ka vdekur sot rreth orës 13:10.Florentina kishte lindur më 24 mars të vitit 2000.