Një ngjarje tragjike ka ndodhur para disa orës në fshatin Carravranë të Malishevës, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet t’i kete dhene fund jetes.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një grua, i cila dyshohet se i ka ka dhene fund jetes me kabllo të energjisë elektrike.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Emergjenca dhe njoftuan se vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur pas orës 12:00, kur Policia mori informacionin për këtë se e ndjera ishte gjetur e vdekur.
Ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë vik.timën per t’i dhene fund jetes.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku po bëhen ekzaminimet e lokacionit dhe janë marrë disa deklarata nga të afërmit e të ndjerës.
Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes” dhe kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka vdekur viktima.