“Të qαrα me ulërίmα deri sa të dëgjonte i fundi i katundit ose i lagjes, se kështu e donte zakoni”. Në foto shfaqet nusja në ditën e saj më të lumtur duke qarë me sa fuqi ka.
Në krah të saj është i vëllai, i larë me lοt gjithashtu, pasi po përcjell nga dera motrën e tij nuse. Një pamje “tmεrri” të ditës së dasmës.Kjo është një ndër detajet e rëndësishme të ceremonisë së dasmave të vajzave shqiptare në komunizëm, por e gjen edhe sot në zonat e thella rurale.
Është një zakon që në fakt është trashëguar që herët. Nuk ishte reflektim i emocionit të ditës. Kur vajza linte shtëpinë e prindërve, përmes të qarave duhej të tregonte se sa shumë i donte prindërit e sa e “fisme” ishte, se nuk dëshironte të linte prindërit “për të shkuar të burri”. – Dyfytyrësi e gjallë! Shtirje që është rrënjosur edhe sot e kësaj dite te shumë gra Shqiptare.
Këtë adet duhet ta respektonin të gjitha nuset, në momentin kur vëllai apo një i afërm tjetër i familjes, i merrte prej krahu për t’i përcjellë tek pragu i derës, atje ku ishin krushqit duke pritur ta marrin në dorëzim.
Në të shumtën e rasteve dhëndri mungonte mes krushqve. Nusja e dhëndëri shiheshin në fund të ceremonisë në shtëpinë e dhëndrit, madje të hënën, një ditë pas dasmës, sepse nusja merrte me vete një krushkë, e cila flinte atë natë me nusen në shtëpinë e dhëndrit”.