Një 31-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën dhe një person tjetër është plagosur pas një konflikti në një lokal nate në Prizren.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Shqipërisë, ku është thënë se konflikti ka nisur fillimisht në lokal, teksa ka vazhduar në rrugë ku viktima së bashku me tre miqtë e tij, duke u larguar me makinë është qëlluar me armë.
Ai ka vdekur rrugës për në spital të Kukësit. Edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi e ka konfirmuar rastin.
Bytyqi ka shtuar duke thënë se në stacionin policor janë duke u intervistuar 4-5 persona – ku në mesin e tyre është edhe pronari i lokalit Dibran Hoxha.“Po, në stacionin policor janë duke u intervistuar 4-5 persona, në mesin e tyre edhe pronari i lokalit”, ka thënë Bytyqi.