Deputeti i VV-së, Visar Korenica ka kritikuar përmbajtjen e emisioneve nëpër televizionet në Kosovë, me theks të veçantë, Big Brother VIP. Korenica madje e ka quajtur Big Brother-in, emision jashtëzakonisht të rrezikshëm për shoqërinë kosovare, shkruan Gazeta10. Teksa Korenica tha se në Kosovë mungojnë emisionet edukative e arsimuese.
“Si shoqëri jemi përgjegjës për cdo lloj vepre që krijojmë. Emisionet si Big Brother për mua janë jashtëzakonisht emisione të rrezikshme. Sepse liria është tejet e madhe e shprehjes së lloj-lloj veprimi që mund të ndikojë në shoqërinë tonë. Në televizionet tona mungojnë emisione që merren me teknolohji informative, ka po prodhohet në Kosovë, cfarë kuadro po prodhohet? Rinia jonë nuk sheh asgjë. Përparimet e shoqnisë tonë duhet të dalin në pahë në televizionet tona, sesa emsionet që unë kam rezerva ndaj tyre. Shoqëria jonë të ketë sa më pak lajme toksike”, tha tutje deputeti, Korenica në Prime Time./Gazeta10
Shiko videon më poshtë: