Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 konfirmojnë se sot në Shkup është arrestuar një 40-vjeçar, i cili sipas informacioneve fillestare, dyshohet se me objekt të mprehtë ka goditur nënën dhe gjyshen e tij, të cilat kanë ndërruar jetë nga plagët e marra, përcjell TV21.
Nga MPB thonë se këto janë vetëm informacionet e para dhe se po punohet për ndriçimin e plot të rastit. “Sot rreth orës 14:40, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Karposhit kanë privuar nga liria M.J.(40) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se rreth orës 14:20 i njëjti në banesë në rrugën ‘Ruzveltova’ ka sulmuar me send të mprehtë nënën dhe gajushën e tij rreth moshës 60 dhe 80 vjeçe.
Ato kanë ndërruar jetë nga plagët e marra”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut për TV21, duke theksuar se bëhet fjalë për informacionet e para./21Media