Një veturë e tipit ‘Golf VI’ ka përfunduar sot jashtë rrugës në Gremnik të Klinës. Vetura ra disa metra poshtë në një arë, mirëpo për fat të mirë nuk ka viktima. Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa policia e trafikut është duke e trajtuar rastin. Ende nuk dihen shkaqet që quan shoferin të dalë jashtë rrugës, njofton IndeksOnline.
Kujtojmë se infrastruktura rrugore, pakujdesia si drejtues të automjeteve por shpesh herë edhe mospërshtatja me rregullat e trafikut kanë ndikuar që nga viti në vit në Kosovë të ketë numër të lartë të aksidenteve. Aksidente me dëme materiale, me të lënduar e deri tek ata që morën jetë janë raportuar vazhdimisht gjatë vitit 2022.
Shiko videon e më poshtme: