Shtëpia e kulturës në Mirosalë të Ferizajt u kaplua nga një zjarr i madh të mërkurën. Zjarrin në fjalë dyshohet që e shkaktuan të vegjlit. “Ka ardhur si pasojë e ndezjes së zjarrit nga disa fëmijë”, ka thënë Përparim Bytyqi, kryetar i fshatit.
Fëmijët në fjalë, që shpëtuan pa lëndime, thuhet të kenë hyrë dhunshëm brenda objektit, duke e thyer një derë. Por, pa u prekur fare, shpëtoi shkolla e fshatit e cila po ashtu ndan të njëjtin oborr me ta. “Momenti e fillimit të intervenimit ka qenë me i largu nxënësit prej shkolle e bocat e plinit i kena hek” ka thënë zjarrfikësi Milazim Musliu. Personat e dyshuar ende nuk janë identifikuar, derisa me zbardhjen e rastit po merret policia.
Për më shumë, shiko videon më poshtë: