Falë ’Pa Gjurmë’ gjendet pas 9 muajve Arben Muça. Pasditen e kësaj të marte, Majlinda Zeneli nëna e 28-vjeçarit mëson në Report Tv se djali i saj ndodhet pas hekurave, pas arrestimit nga autoritetet serbe. I riu nga Saranda humbi gjurmët më 25 mars të këtij viti, ndërsa ishte nisur në rrugë tokësore nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
’Pa Gjurmë’ zbuloi se Arbeni ishte ndaluar nga policia në kufi, pas konfliktit me një zyrtar serb. Aktualisht është duke kryer dënimin me tre vite, në burgun ‘Sremska Mitrovica’. Pas marjes së lajmit se i biri është gjallë, nëna nuk i fshehi dot lotët dhe falenderimet gjatë një lidhje live nga Londra. Ajo kishte bërë denoncimin në polici, ndërsa nuk kishte marr asnjë informacion, ndaj për këtë arsye iu drejtua emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report nga ku pak ditë më parë bëri apel për ndihmë.
Odeta Dume: Ne menjëherë, sapo ju denoncuat humbjen e djalit tuaj kontaktuam me Ambasadën Shqiptare në Beograd me dyshimin, se ai mund të jetë ndaluar nga policia atje. Sakaq, na ka ardhur një përgjigje zyrtare nga Ambasada jonë në Beograd, ndaj dua t’ju them se ne djalin tuaj e kemi gjetur dhe ndodhet në një burg të Serbisë.
Majlinda Zeneli: (Qan) Faleminderit shumë, fal Zotit nuk i ka ndodhur diçka e keqe. E dyshoja që mund të kishte përfundur në burg, kisha besim që do më jepnit lajme për djalin. Ju lutem si të lidhem më tim bir?
Ky lajm konfirmohet zyrtarisht edhe nga Ambasada Shqiptare në Serbi, e cila nuk nguroi të japë detaje mbi rastin, përmes një lidhje te dretpërdrejtë nga Beogradi me konsullin shqiptar Idlir Kaba. Ai sqaroi live nënës sesi mund të kontaktojë me të birin.
’Për rastin e z.Muça, ne jemi vënë ne lëvizje menjëherë. Ai aktualisht po kryen dënimin me tre vite heqje lirie, në institucionin e vuajtjes së dënimit në ‘Sremska Mitrovica’, Serbi. Autoritetet serbe kanë njoftuar fillimisht Ambasadën, më datë 06.04.2022, për ndalimin e z. Muça dhe vendosjen në paraburgim për 30 ditë (30 mars-29 prill 2022), me urdhër gjykate, me dyshimin e veprës penale së goditjes së një zyrtari. Për vendimin përfundimtar të z. Muça nuk kemi marrë njoftim nga autoritetet serbe edhe pas interesimit tonë, pasi z. Muça ka shprehur dëshirën për të mos pasur kontakte me Ambasadën. Znj. Zeneli, me qëllim të respektimit të dëshirës së z. Muça për mospasje kontakti me Ambasadën, mund të lidhet me burgun në ’Sremska Mitrovica’, ne do i vendosim në dispozicion një numër telefoni’.
Arbeni ka pasur një jetë të trazuar me shumë problematika. Ai ka jetuar sa në një vend europian në tjetrin. Prej vitit 1998 kur në moshën 4 vjeçare bashkë me nënën dhe motrën emigruan drejt Anglisë, pas divorcit të prindërve. Ai u rrit në Brighton, ndërsa është babai i dy vajzave nga martesat e mëparshme me shtetase të huaja. Për shkak të problemeve të ndryshme, që ai ka patur me autoritetet Britanike dhe Gjermane është riatdhesuar disa herë të Shqipëri. Ndërsa kjo ishte tentativa e tij më e fundit drejt Gjermanisë, por që rezultoi e dështuar për të.
Ndiqeni nga minuta 18: