Një pacient i shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga dritarja e kësaj klinike. Lajmin e ka konfirmuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, të cilët kanë thënë se përkundër ndihmës mjekësore pacienti ka ndërruar jetë, transmeton Gazeta Shneta.
Njoftimi i plotë:
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës.
Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë. Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.