Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt.
Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur edhe sot në një familje në fshatin Suhodoll në Mitrovicë, ku një burrë i moshës 30-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar preparate higjienike dhe për pasojë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Rasti është denoncuar në Polici nga nëna e viktimës, e cila kërkoi ndihmë nga Policia dhe Emergjenca, me ç’rast njësitet përkatëse dolën në vendin e ngjarjes, ku e gjetën të riun të shtrirë në dyshemenë e dhomës së tij.
I njëjti është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor, teksa në anën tjetër, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.