Familjarët e Kiara Titos përmes një video mesazhi uruan Kiarën për ditëlindjen. Vëllai i vogël i uroi të bëhej 100 vjeç dhe tha se Kiara është motra më e bukur në botë. Mamaja e Kiarës tha se ata sot gëzojnë për të dhe Zoti e bekoftë në rrugën e saj. Ndërsa babai i Kiarës, tha se e ndjen shumë mungesën e saj.
Kiara: Unë kam ngrirë komplet. Dua një përqafim tani që të shkrihem. Kiara u surprizua nga Luizi me një këngë për ditëlindje. Luizi këndoi këngën e Ed Sheeran ‘Perfect’. Kiara u ngjit në skenë dhe kërceu një vals me Luizin, ndërkohë që banorët e përcollën me duartrokitje. Më pas ajo fryu qirinjtë e tortës. Kiara: Jam shumë e lumtur që ditëlindjen time të 27, po e kaloj me familjen time të re që është Big Brother.
Shiko videon më poshtë: