Mëngjesi i sotëm ka qenë tronditës për banorët e Big Brother Kosova. Gjon Karricës i është përkeqësuar shëndeti në orët e para të ditës së sotme. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se “Lugati” është rrëzuar në alivanosur pak minuta pasi ishte zgjuar nga gjumi.
Gjoni kishte pirë kafe dhe më pas filloi të lante enët në kuzhinë kur humbi ndjenjat. Indeksonline merr vesh se ka qenë Stresi ai që i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore duke i nxjerrur gjuhën pasi sulmit epileptik që pësoi Karrica.
“Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. Tani është në reanimacion dhe në gjendje më stabile” ka thënë një burim për gjendjen e “Lugatit”. “Karrica, vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime” thuhet në njoftimin e Big Brother për gjendjen e tij./Indeksonline/