12.5 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Pas dhjetë vjetëve u zgjua nga koma dhe tregoi storie që të lë gojëhapur

Një burrë i “bllokuar” brenda trupit të vet për vite derisa mund të dëgjonte, shihte dhe kuptonte gjithçka rreth tij, ka ndarë detaje të rikuperimit të jashtëzakonshëm.

Martin Pistorius, tash 47-vjeçar, u kthye në shtëpi nga shkolla me fyt të ftohur. Doktorët fillimisht menduan se ai kishte grip dhe iu dha trajtimi i zakonshëm. Befasisht, gjendja e tij u përkeqësua dhe eventualisht përfundoi në spital në moshën 12-vjeçare.

Artikull i përkthyer nga “Unilad.”

“Unë dola pozitiv për meningjitin kriptokokal dhe tuberkulozin e trurit dhe u trajtova për të dyja,” tha ai për ‘LADbible’. “Trupi im u dobësua dhe humba aftësinë për të folur dhe kontrolluar lëvizjet e mia.”

Ai ishte në një gjendje vegjetative, për të cilën ai flet në librin nga viti 2012 të quajtur “Ghost Boy”.

Prindërit e Pistoris, Joan dhe Rodney asnjëherë nuk morën një arsye konkluzive pse trupi i tij u fik. Ata nuk ishin të gatshëm të dorëzoheshin për të dhe e mbajtën të gjallë në qendrën e kujdesit.

Pistorius përshkruan këtë periudhë të jetës së tij si të qenurit “një guaskë e zbrazët, e pavetëdijshme për asgjë rreth meje.”

“Arrita të dëgjoja, shihja dhe të kuptoja çdo gjë rreth meje por nuk kisha fare fuqi ose kontroll mbi asgjë.

“Për mua, ajo ndjesi e pafuqisë totale është me shumë gjasë ndjesia më e keqe që kam përjetuar ndonjëherë, dhe shpresoj të mos e përjetoj kurrë më. Është sikur ti nuk ekziston, çdo gjë në jetën tënde vendoset nga dikush tjetër.

“Gjithçka, nga ajo se çka vesh, tek ajo se çka hani dhe pini, madje edhe nëse duhet të hash apo jo, deri te ajo se ku do të përfundosh nesër, javën tjetër, dhe ti nuk mund të bësh asgjë për këtë.”

Askush nuk e kuptoi se Pistorius kishte rikthyer vetëdijën dhe po shihte gjithçka rreth vetes. Ai madje rikujton duke thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër veç të shihte episodet e njëjta të karakterit animatik “Barney” në dhomën e kujdesit mjekësor vazhdimisht.

“Nuk mund ta shpreh sa duhet sa e urreja ‘Barney’,” deklaroi ai në një intervistë për “NPR”.

Nëna e Pistorius, Joan thotë se e kishte të vështirë të pranonte gjendjen e të birit.

Ai rikujton një ditë derisa ishte i ulër në karrocë, kur nëna e tij i kishte thënë: “Shpresoj të vdesësh.”

Ky koment ndikoi tek ai dhe e bëri të ndihet “shumë të trishtë dhe mërzitur”, ai “e kuptoi nga po vinte ai koment.”

Në mënyrë që ta mbante mendjen, ai përdore imagjinatën: “Imagjinoja krejt gjërat, si të isha shumë i vogël dhe të ngjitesha në një anije kozmike për të ikur. Ose nëse karroca ime në mënyrë magjike do të transformohej në një automjet fluturues.

“Nganjëherë shikoja gjërat duke lëvizur, edhe dritën e diellit derisa ndryshonte pozitën gjatë ditës. Ose shikoja insekte, por, me të vërtetë, kam jetuar në mendjen time deri në atë pikë sa ndonjëherë isha i pavëmendshëm ndaj botës që më rrethonte.”

Më 2001, kur Pistorius ishte 25-vjeçar, një kujdestare ndihmash në qendrën ditore, Virna van der Walt, e cila inkurajoi prindërit e tij ta çonin në “Qendrën për Komunikim Shtesë dhe Alternativ në Universitetin e Pretorias”.

Atje një studiues mbajti një copë letre me simbole në të, derisa i kërkoi pacientit të lokalizonte një top me sytë e tij. Pasi gjeti formën, iu kërkua të gjente qenin.

Gati 13 vite pasi u sëmurë, u zbulua se ai ishte i vetëdijshëm dhe i aftë të komunikonte.

Prindërit e tij investuan në një kompjuter që ishte i ngarkuar me një softuer komunikimi, ngjashëm me teknologjinë e përdorur nga fizicienti i ndjerë, Stephen Hawking.

Pistorius do të përzgjedhte shkronja, fjalë dhe simbole në të, duke përdorur një rreth të lidhur për koke, i cili do të vepronte si mi i zakonshëm kompjuteri.

Ai filloi të punonte me van der Walt më 2003 në qendër mjekësore. Ai pastaj u takua me dashurinë e jetës, Joanna, e cila ishte punonjëse sociale. Ata u martuan më 2009 në Eseks.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...