Njëri nga banorët më të preferuar nga publiku, Gjon Karrica mëngjesin e sotme ka pësuar një lloj sulmi epileptik. Por tani është përmirësuar gjendja e tij shëndetësore. Një burim i sigurt i Indeksonline brenda QKUK-së ka thënë se Karrica ka qenë i intubuar dhe tani gjendja e tij është stabile.
“Ka qenë i intubuar, në gjumë. Tash është kfjellë e ka tejkalu. Në 16:30 e kanë çu në intensive. Gjendja është stabile. Po i presin disa analiza”, tha ky burim. Kujtojmë se mëngjesi i sotëm ka qenë tronditës për banorët e Big Brother Kosova.
Gjon Karricës i është përkeqësuar shëndeti në orët e para të ditës së sotme. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se “Lugati” është rrëzuar në alivanosur pak minuta pasi ishte zgjuar nga gjumi. Gjoni kishte pirë kafe dhe më pas filloi të lante enët në kuzhinë kur humbi ndjenjat. Indeksonline merr vesh se ka qenë Stresi ai që i ka dhënë ndihmën e parë mjekësore duke i nxjerrur gjuhën pasi sulmit epileptik që pësoi Karrica.