Komuna e Mitrovicës ka shpallur gjendje emergjente për shkak të vërshimeve. Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë kanë shkaktuar probleme në shumë komuna, duke përfshirë edhe Mitrovicën.
Lumi Lushta ka dalë nga shtrati duke vërshuar në disa banesa të qytetit dhe duke shkaktuar bllokim të rrugëve. Ekipet e emergjencës janë parë të evakuojnë pleqtë dhe fëmijët nga shtëpitë që po rrezikoheshin nga përmbytja. Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, pas Pejës e Skenderajt, edhe disa pjesë të qytetit të Mitrovicës janë vërshuar nga reshjet e shumta të shiut. Disa qytetarë kanë raportuar nëpër rrjete sociale, duke paraqitur përmes fotografive dalje nga shtrati të dy lumenjve, Ibri dhe Lushta.
Shiko videon më poshtë: