Dy motra i kanë lënë njerëzit pa fjalë pasi kanë thënë se dy djemtë e tyre janë vëllezër, kushërinj dhe binjakë.
Brittany dhe Briana janë binjake identike që u martuan me binjakët identikë Josh dhe Jeremy Salyers dhe më pas lindën foshnja me pak muaj diferencë. Ato kanë treguar se fëmijët e tyre, Jett dhe Jax dhe janë “kushërinj, vëllezër gjenetikë dhe binjakë kuaternarë”.
Brittany dhe Briana u takuan me Josh-in dhe Jeremy-n në një festival për binjakë në 2017-ën dhe meshkujt Salyers i propozuan martesë gjashtë muaj më vonë dy motrave binjake. Ata bënë një martesë të përbashkët më 5 gusht 2018, jetojnë në të njëjtën shtëpi në Virxhinia dhe tani kanë zgjeruar familjet e tyre së bashku.
Ndërsa shtatzënia e përbashkët mund të jetë një tronditje për shumë njerëz, motrat e kishin bërë me plan për të mbetur shtatzënë në të njëjtën kohë. Për këtë, motrat thanë:
“Ne kemi përjetuar shumicën e momenteve të jetës sonë së bashku, ditëlindjet, marrjen e patentës së shoferit, diplomimin dhe dasmën tonë të dyfishtë. Kjo do të ishte ngjarja tjetër