E moshuara, Vahide Kuçica, ka përlotur me një poezi kushtuar djalit të saj, Nuredinit, të cilin nuk e ka parë tash e 3 vjet. Në “Tregime nga Katuni” që shfaqet në lajmi net, Vahidja i ka kushtuar një poezi rrëqethëse birit të saj i cili tash e 3 vite nuk është kthyer nga mërgimi.
Përmes vargjeve, ajo i bën thirrje birit të saj të kthehet e ta vizitojë. “Ore Nuredin ore bir, a po e sheh nanën që u mërzit, shumë tu kajt, për ty u qorrun dy sytë. More bir qishtu s’e kom mendu, prej nane djali mu largu. Hajde djalë edhe naj ditë, se nana des e nuk t’i sheh sytë”, thuhet në vargjet e dhimbshme të Vahides.
Shiko videon më poshtë: