Shyhrete Behluli vazhdon të jetë një ndër këngëtaret më të dalluara në skenën muzikore. Ajo me zërin unik që ka në çdo kohë krijon atmosferë të madhe dhe është unike në çdo aspekt. Shyhrete Behluli konsiderohet ndër këngëtaret me zërin me të bukur në trojet shqiptare. Ajo për shumë vite i këndoj me shpirt e zemër publikut shqiptar kudo në botë.
Pos, me projekte muzikore, ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet. E sot përmes një postimi, ajo ka treguar se feston ditëlindjen nipi i saj, djali i vajzës, të cilin ajo e ka uruar me fjalët më të ëmbla prej gjysheje. Duket se sonte do të ketë një festë të madhe në familjen e këngëtares së njohur kosovare./orainfo
Shiko postimin e plotë: