Babai që po kujdeset i vetëm për 5 fëmijët e tij dhe jeton me asistencë sociale, kërkon kulm mbi kokë. Prenk Nreca nga fshati Pjetrashan i Gjakovës ka vite që këtë shtëpi e ndan me 5 fëmijët e tij.
Pas ndarjes nga ish-bashkëshortja, padyshim që vështirësitë për të rritur fëmijët i vetëm kanë qenë të mëdha. Megjithatë ai thotë se ia del, pasi jetën po ua kushton atyre. 39-vjeçari jeton me asistencë sociale, ani pse shpeshherë punon dhe fëmijët i lë vetëm në shtëpi. Gjithçka që Nreca nga Gjakova kërkon është ndërtimi i një shtëpie për 5 fëmijët e tij.
Shiko videon më poshtë: