Në spektaklin e fundit Prime të Big Brother VIP Kosova, Afërdita Paqarada njoftoi dorëheqjen e saj nga roli i opinionistes së këtij formati televiziv, duke e theksuar se një vendim i tillë ka ardhur për arsye personale të saj.
Por, të premten që shkoi , modelja e njohur kosovare bëri të ditur se po heq dorë nga karriga e famshme e këtij Reality Show. Që nga nata Prime e mbrëmshme, një prej karrigeve të panelit të opinionistëve është e rezervuar enkas për moderatoren, Anita Haradinaj, shkruan Gazeta Express. Afërdita nuk mungoi as me opinione publike në rrjetin e saj social Instagram. Shikoni se çka ka postuar ajo. /nzoom.biz/
Postimet e saj në instagram: