Kosovarët të pamësuar me borën, del nga rruga një veturë dhe përfundon në ara. Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 08.30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Llabjan të Komunës së Novobërdës, ku një veturë ka përfunduar jashtë rrugës.
Nga pamjet e siguruara shihet se vetura është dëmtuar, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës, por nuk dihet për të lënduar pos dëmeve materiale. Në vendin e ngjarjes janë parë edhe policia, por deri tash nuk ka pasur ndonjë informacion nga Policia e Gjilanit për aksidentin në fjalë.
Kujtojmë se infrastruktura rrugore, pakujdesia si drejtues të automjeteve por shpesh herë edhe mospërshtatja me rregullat e trafikut kanë ndikuar që nga viti në vit në Kosovë të ketë numër të lartë të aksidenteve. Aksidente me dëme materiale, me të lënduar e deri tek ata që morën jetë janë raportuar vazhdimisht gjatë vitit 2022.