Luiz Ejlli është banori i “Big Brother VIP Albania 2” që ka kapur të gjitha arritjet. Falë tij, “Big Brother Albania 2” është më i komentuari i momentit. Këngëtari ka arritur të rrëmbejë zemrat e miliona shqiptarëve, duke u mbështetur jashtëzakonisht shumë. Ai mbështetje ka jo vetëm nga publiku por edhe nga shumë personazhe publike. Së fundi, një emigrant shqiptar që jeton në New York ka bërë tatu portretin e Luizit në gjoks.
Kujtojmë se Bjordi Mezini është banori që u eliminua gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP2”, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh. U duk se shumë prej banorëve u mërzitën që regjisori i njohur nuk do të jetë më pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Madje edhe Luiz Ejlli është prekur nga largimi i Bjordit. Ndërkohë këngëtari i njohur e pranon edhe vetë këtë gjë dhe shton: “Mu mbushën sytë me lot, e kam seriozisht.
Shiko foton e tatuazhit më poshtë: