Policia në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë”, që ka ndodhur me datë 03.03.2022 , rreth orës 20:30 në një shtëpi në rrugën “Hazir Tolaj” në Prizren.
Në atë datë policia është raportuar një rast “Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur në një shtëpi në Rr.Hazir Tolaj ne Prizren, ku dyshohet se persona të dyshimte kanë shfrytëzuar mosprezencën e familjareve në shtëpi dhe kane arrit te vjedhin kasafortën.
“Në kasafortë ka pas stoli ari me vlerë prej njëzet mije euro (20.000 ) si dhe një arme zjarri-Pistoletë model Tanfogiio Compact F ,9x9mm në emër të viktimës”, njofton policia. Të dyshuarit kërkohen për veprën penale “Vjedhje e rëndë ”.
“Sektori Rajonal i hetimeve në Prizren ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar 2 fotografi nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarve”, njofton policia.
Andaj Policia e Kosovës u kërkon qytetarëve që nëse kanë informacione për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), E-mail adresa: [email protected].