Vetëm pak ditë pasi pranoi për herë të parë se është martuar, Rita Ora ka marrë një propozim për martesë. Dhe jo nga një fans dosido, por nga ylli i serialit ‘Gogglebox’, Joe Baggs. 32-vjeçarja ka performuar në një club nate në Londër këtë fundjavë ku morën pjesë edhe njerëz të njohur. E veshur ektravagante, shqiptarja i mahniti të gjithë.
Por, më shumë Joe. Menjëherë pasi ajo përfundoi performancën ai iu ul në gjunjë duke i propozuar me shaka. Sigurisht Rita e mori me sportivitet dhe i tregoi gishtin e martesës ku prej muajsh e ka një unazë. Këtë ajo e bëri në shenj për t’i treguar që tashmë është “e zënë”, pasi i ka dhënë fund beqarisë me regjisorin e famshëm hollivudian. Pak ditë më parë, Rita deklaroi: “Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve. Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete”.
Shiko videon: