Familja Murati në Fushë-Arrëz është tronditur nga një ngjarje e rëndë që iu ka ndodhur. Një grua, nënë e tre fëmijëve ka humbur jetën gjatë lindjes së fëmijës së katërt.
Nëna ka humbur jetën, ndërsa djali i saj, i quajtur Jeton vazhdon jetën me motrat dhe vëllain e tij. Pengu më i madh i nënës së fëmijëve ishte kujdesi për fëmijët e saj. Për t’i plotësuar këtë peng të madh, një qytetar ka hapur një llogari në GoFundMe. Qëllimi kyresor është riparimi i shtëpisë dhe sigurimi i ndihmave të tjera për fëmijët të cilët vuajnë mungesën e nënës.
“Pershendetje dhe duke ju uruar te jeni mire, doja te ndaja me ju dhimbjen e familjes Murati. Aspak e lehte eshte pas tragjedise qe gjunjezoj kete familje pas ndarjes tragjike nga jeta te nenes se 4 femijeve nga Fushe-Arrez. Ajo vdiq gjate lindjes se femijes i cili mori emrin Jeton. Nje nene heroike e cila u sakrifikua per femijen e saj dhe iku nga kjo bote me nje breng te madhe ne zemer, kujdesi per femijet. Le te ja bejme te mundur kesaj familje me humanizmin tone riparimin e shtepise dhe ndihma te tjera ne menyre qe ta zbusim sadopak dhimbjen per ato femije te cilet kan nevoje me shum se kurre per ne.
Duke ju falenderur qe moret pjese ne kete nisme humanitare, ju uroj shendet dhe jete te gjate”, shkruhet ne njoftim.
Këtu mund të gjeni llogarinë në GoFundMe.