9.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Balerina e njohur tregon se si aksidenti i rende e la te paralizuar

Ish-balerina e Tv Klan, Sigi Gjini ka qenë pjesë e emisionit “Shije Shtëpie”, përmes Skype ku tregoi për jetën e saj pas aksidentit të frikshëm që i ndodhi 10 vite më me makinë dhe si pasojë, ajo tani ka humbur aftësinë e të lëvizurit në këmbë. Por mesa duket Sigi nuk u humb shpresat asnjëherë se gjërat mund të rikthehen si më parë dhe vazhdon të ndjekë terapi të ndryshe që mund ta ndihmojnë me integrimin e jetës dhe të fitojë aftësitë e saj.

Katerina Trungu: Si rrodhën ngjarjet duke qenë se ishte një balerinë e cila krejt papritur, pas një aksidenti, pas një tragjedie, nuk e kishte më aftësinë e saj për të shkëlqyer edhe një herë në skenë si balerinë?

Sigi Gjini: Normalisht ka qenë shumë e vështirë. Bota ime në atë moment u shemb komplet. Nuk ka fjalë që ta shpjegoj, por ka qenë shumë e vështirë. Megjithatë njeriu thellë brenda vetes nuk e humb atë shpresën që një ditë mund të rikthehet si më parë, ose pak a shumë.

Katerina Trungu: Çfarë keni bërë pastaj? Si ka vazhduar historia, çfarë ke bërë për të rimarrë veten, për të mbledhur dhe një herë forcat.

Sigi Gjini: Unë nuk mund të kem atë jetën e mëparshme tashmë, nuk e kam atë liri veprimi që të bëj gjërat që unë kam dashur gjithmonë ti bëj, megjithatë unë përpiqem që ta jetoj jetën në çfarëdo lloj mënyrë ashtu si vjen, duke marrë pjesë nëpër evenimente të ndryshme, koncerte, ku ka muzikë unë nuk mungoj. Muzika është një terapi shumë e mirë për mua, gjithmonë kërcej në mendjen time.

Katerina Trungu: Ndërkohë na shoqërojnë disa nga fotot e tua në Instagram dhe ajo që vë re është fakti që ti nuk do të tregosh shumë në Instagram për gjendjen tënde, për ndonjë vështirësi që mund të kesh. Mund ta dimë arsyen?

Sigi Gjini: Gjithmonë kam preferuar ta mbaj pak private këtë pjesë pasi mendoj që jo çdo njeri mund ta kuptojë situatën time dhe diku tek tuk ndonjë person mund të japë ndonjë koment që mund të më prekë dhe dua të jem pak private tek kjo pjesë.

Katerina Trungu: Në sensin e keqardhjes do të thuash mund të më prekë?

Sigi Gjini: Dikush mund të shprehë një keqardhje pa të keq por ajo do ndikojë keq tek unë, gjë të cilën unë nuk kam nevojë ta dëgjoj dhe kam preferuar të jem pak e tërhequr, të postoj vetëm gjërat e bukura nga jeta dhe jo problemet.

Sigi ka treguar se në Gjermani ajo vazhdon të ndjekë terapitë që i ka të nevojshme që e ndihmojnë në integrimin në jetë, për të fituar aftësitë e përditshme. /tvklan

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...