Në fshatin Kopiliq të Skenderajt, gjendet një fermë e vogël, ku brenda saj ka një numër të madh të dhive, për të cilat kujdesi është tejet i madh. Këto dhi qumështore janë të dëgjueshme, të buta dhe të lehta për t’u kujdesur.
Pronari i kësaj ferme, Bashkim Sahiti, i cili ka qenë luftëtar i UÇK-së, pas luftës kishte shkuar në Itali ku kishte punuar për një periudhë kohore. Mirëpo, ky shtet nuk i kishte lënë përshtypje. Tash, pothuajse e gjithë dita i shkon duke u kujdesur për to dhe thotë se kurrë nuk e mendon që të punojë diçka tjetër. Aq shumë i është përkushtuar, sa Sahiti ka një ritual. Para gjumit, gjithmonë shkon për t’i shikuar dhitë nëse janë mirë. Ish-ushtari i UÇK-së ka 210 krerë dhi dhe pret ta rrisë numrin.
Ai ka thënë se këtë fermë e ka ngritur vet, pa ndihmën e askujt. /T7/