Askush nuk është perfekt. Ndonjëherë njerëzit priren që më shumë të vrasin mendjen se çka mendojnë të tjerët se sa si ndihen vetë. E shpesh, përkrahja mungon edhe nga personat më të afërt, familjarët.
Të jetuarit në fshat para 10-15 viteve ka qenë pak e vështirë. Çika e filanit ashtu, çika filanit kështu. Një prej derteve ma të mëdha të familjes, çka kanë me thanë kojshitë. Shqipja, pas një periudhe stresuese, e ka humbur dëgjimin diku afro 60-70%. Ajo tregoi se si e ka përjetuar momentin kur është dashur të vendos aparatin e dëgjimit, largimi i personave të dashur nga ajo si pasojë e “defektit”, ku e gjeti forcën të përballet me bullizmin ?
Për më shumë dëgjone intervisten duke klikuar KETU.