Ndërtimtaria në Kosovë vazhdon të jetë vendi i punës më i rrezikshëm. Kushtet e mira dhe siguria në punë mbesin akoma “lakmi” e një numri të madh të punëtorëve. Kjo për shkak të moskujdesit të punëdhënësve por edhe të punëtorëve.
Në punishtet e sektorit të ndërtimtarisë, çdo vit punëtorët humbin jetën dhe lëndohen rëndë si pasojë e mos sigurisë në punë. Raste të tilla ndodhin shumë shpesh në vendin tonë, me ç’rast publikohen edhe pamje ku shihet se si rrezikohen punëtorët. Një lexues i Insajderit ka dërguar fotografi ku njëri nga punëtorët shihet se është në katin e 7 në skaj të ballkonit pa kurrfarë masa mbrojtëse duke rrezikuar jetën e tij. Po ashtu edhe punëtori tjetër në katin e 6.
Shiko pamjet më poshtë: