Momente tepër emocionuese, jo vetëm për ekipin e shpëtimit. Në një video të publikuar në media e rrjete sociale shihen pjestarët e ekipit të shpëtimit teksa bisedojnë me një djalë të vogël që kishte mbetur mes rrënojave. Ata përpiqen ta mbajnë të vetëdijshëm për sa kohë përpiqen ta nxjerrin nga rrënojat.
Djali i vogël kishte mbetur nën gërmadhat e godinës së shkatërruar në lagjen “Yurt” në Adana. “Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë për ty” dëgjohet t’i thotë personeli i kërkim shpëtimit ndërsa djali dëgjon i tmerruar pa lëvizur dot. “Pasha i vogël po të nxjerrim edhe pak fare duro, por mos e lëviz kokën, do të jap çokollatë. Pasha i vogël, je mirë, të lutem vetëm mos qaj. A ke pirë ujë? Na pi pak ujë tani. Unë jam këtu me ty, jam në krahun tënd”- i thotë djalit të vogël punonjësi i kërkim shpëtimit që i qëndroi pranë në momentet më të vështira.
Video më poshtë:
"Buradan çıkalım çikolatan benden"#Adana'da Yurt Mahallesi'nde yıkılan binanın enkazından bir çocuk yaralı olarak çıkarıldı.
O anlarda #UMKE ekipleri ile çocuk arasında geçen diyalog ise duygulandırdı.#deprem #Kahramanmaraş pic.twitter.com/bzHFXD9Iqu— A Haber (@ahaber) February 6, 2023