Portali PodujevaSot gjatë ditës së djeshme raportoi për një rast të rëndë të ndodhur në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një person u gjet pa shenja jete, në mes të rrugës.
Qytetari që e gjeti të shtrirë u trondit dhe kishte njoftuar menjëherë Policinë e Ambulancën, por fatkeqësisht ai kishte ndërruar jetë. Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë të ditur se personi i cili u gjet i vdekur në rrugën “Halil Bytyqi”, është Sabit Kryeziu, 58-vjeçar. Sinjali mëson se ekipi mjekësor kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku konstatoi se viktima kishte ndërruar jetë.
Në anën tjetër, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme për të ndihmuar në zbardhjen e rrethanave në të cilat ka vdekur 58-vjeçari. Lidhur me rastin vënë vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Hetim i vdekjes”.