5-vjeçarja Sidra, e cila ndodhej nën rrënoja në Hatay, u shpëtua pas 35 orësh përpjekjeje nga ekipet e kërkim-shpëtimit, raporton Hurriyet. Pas tërmeteve në Kahramanmaraş dhe rrethinat e tij, ndërtesat u shembën në lagjen Kırıkhan të Hatay. Një vajzë 5-vjeçare e quajtur Sidra priti të shpëtohej nën rrënoja dhe ia doli të nxirrej e gjallë. Bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 5 mijë pas tërmetit.
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në 7266. Ndërsa deri tani numërohen mbi 35 mijë të plagosur. Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca ka njoftuar mbrëmjen e sotme se nga tërmetet kanë humbur jetën të paktën 5434 persona dhe janë lënduar 31777. Raporti i fundit i autoriteteve turke e çon numrin e përgjithshëm të viktimave në Turqi dhe Siri në 7266.
Videon mund ta gjeni KETU.