Loredana dhuron 150 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë e Skenderaj. Reperja kosovare me famë ndërkombëtare, Loredana Zefi, iu ka bashkuar fondacionit për vërshimet në qytetin e Mitrovicës.
Loredana ka dhuruar 1500 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë e Skenderaj, kështu ka njoftuar përmes instastory Naim Murseli, këshilltari i Behxhet Pacollit. “Loredana me miqtë e saj dhuron 150 000 euro në Fondacionin behgjetpacolli për vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj”, ka shkruar ai. Kujtojmë se komuna e Skenderajt ka krijuar fondin përmes të cilit do të ndihmohen familjet që kanë pësuar nga vërshimet. Lajmin se një fond i tillë është krijuar e kishte konfirmuar kryetari i komunës së Skenderajit, Fadil Nura.
Shiko postimin më poshtë: