Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën ‘Sylejman Vokshi’ në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person ishte pa ndjenja dhe dyshohej se është në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja dhunë, mirëpo nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë shkaktuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i ndjeri është Shaqir Mustafa, 59-vjeçar. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kishin pranuar thirrje për ndihmë, pasi 59-vjeçari ishte pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën.
Ekipi mjekësor i Emergjencës kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e Mustafës. Në trupin e të ndjerit nuk janë vërejtur shenja dhunë, mirëpo nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë shkaktuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.