Tërmeti i tmerrshëm në Turqi, ia ka hapur plagën Luljeta Abazit, e cila humbi dy djemtë e saj nga tërmeti pak vjet më parë. Gruaja nga Livoci i Epërm thotë se kur po sheh pamjet në Turqi, po përjeton dhimbjen e njëjtë me atë ditë kur dy djemtë e saj u gjetën të vdekur mes rrënojash në Shqipëri.
Derisa po tregonte për mallin që ka për djemtë, Luljeta kujton edhe momentin me të keq të jetës, kur e mori vesh se djemtë i kishin vdekur. E megjithëse kanë kaluar vite që kur djemtë e saj nuk jetojnë më, nëna Luljetë nuk po mund të mësohet ende me këte fakt. Madje, ajo si sot kujton herën e fundit qe bisedoi me Shemsedinin dhe Isain. Me vaj në buzë, Luljeta thotë se ende ruan gjësendet e djemve të saj. Sot e asaj dite, asaj i ka mbetur pikë në zemër dita e varrimit, pasi nuk ishte shumë e kthjellët nga qetësuesit që kishte marrë në atë ditë të rëndë.
Shiko videon:
Ndonëse e ka të vështirë, ndonjëherë thotë se mundohet që ta mbledh veten për hir të nipërve. Luljeta thotë se po i digjet zemra për rejat e saja. E gjithë jeta për Luljetën nuk kishte qenë fare e lehtë, pasi thotë se është sprovuar me shumë vdekje në familje.
Teksa kujton kohën pas tragjedisë, ajo nuk la pa treguar se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga institucionet shtetërore në Kosovë e as në Shqipëri. Madje, Luljeta ka disa fjalë për avokaten e njohur nga Shqipëria, Eni Cobani, të cilën e quan mashtruese. /Lajmi.net/