Një vajzë siriane ka tronditur me rrëfimin e saj nëpërmjet një video që ka ndarë në rrjetet sociale. Me lot në sy ajo thotë se vendin e saj që është goditur nga tërmeti tragjik mëngjesin e 6 shkurtit, ku qindra persona kanë humbur jetën, nuk po e ndihmon askush.
Ajo thotë se nuk është faji i tyre që nuk mund të largohen nga vendi i tyre për shkak se është në luftë ndërsa bën thirrje që vendi i saj të ndihmohet në një formë apo në një tjetër.
Rrëfimi prekës:
Unë jetoj ne Siri dhe kemi 7 vite në lufte. Kemi vuajtur shumë, kemi humbur shumë njerëzit që duam. Nuk kemi elektricitet, nuk kemi gaz, nuk kemi asgjë për te jetuar normal si njerëzit e tjerë. Dhe tani ndodhi tërmeti por askush nuk u përpoq te na ndihmoje.
Me vjen keq për Turqinë dhe ndihemi keq për situatën atje, por edhe ne në Siri kemi nevojë për ndihme sepse edhe ne po vuajmë, ne jemi njerëz. Nuk është faji ynë që ndodhi lufta. Ne kemi nevoje për ndihmë. Njerëzit po vdesin, ose kanë vdekur. Ndërtesat janë shkatërruar nuk dhe shume persona kane mbetur ne rruge.
Ka fëmijë qe u kane vdekur te gjithë familjarët. Ju lutem na ndihmoni, nuk është e drejte kjo qe po ndodh.
Çdo gjë mund të ndihmojë, bëni donacion, na ndihmoni aq sa mundeni. Nuk është faji ynë qe pasaporta jonë nuk na lejon të largohemi nga shteti, nuk është faji ynë që ndodhemi në këtë shtet nga i cili nuk largohemi dot.
Të paktën ndihmojini njerëzit që kanë nevoje për ju, ata që janë duke vdekur, ata qe kane mbetur pa familjare, ata qe kane mbetur pa shtëpi, sepse këta njerëz nuk kane as para.
Mos dëgjoni çfarë thuhet në media qe Siria është ndihmuar. Askush nuk po e ndihmon Sirinë, asnjë avion me ndihma nuk ka ardhur ne Siri.
Ju lutem na ndihmoni.