3.7 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Mijëra njerëz duan ta adoptojnë fëmijën e sapolindur, të nxjerrë nga rrënojat e tërmetit

Mijëra njerëz kanë ofruar për ta adoptuar vajzën e cila lindi nën rrënojat e një ndërtese të shembur në veriperëndim të Sirisë, pas tërmetit të së hënës. Kur ajo u shpëtua, foshnja Aya – që do të thotë mrekulli në arabisht – ishte ende e lidhur me nënën e saj me kordonin e kërthizës.

Nëna, babai dhe të katër vëllezërit e motrat e saj vdiqën pasi tërmeti goditi qytetin e Jidayris. Aya tani është në spital. “Ajo mbërriti të hënën në një gjendje shumë të keqe, kishte gunga, mavijosje, ishte e ftohtë dhe mezi merrte frymë”, tha Hani Marouf, pediatri që kujdeset për të.

Foshnja tani është në gjendje stabile.

Videot e shpëtimit të Aya-s u bënë virale në rrjetet sociale. Pamjet shfaqën një burrë duke vrapuar nga mbeturinat e shembura të një ndërtese, duke e mbajtur foshnjën e mbuluar me pluhur.

Khalil al-Suwadi, një i afërm i largët, i cili ishte atje kur ajo u shpëtua, e solli te Dr Marouf në qytetin sirian të Afrinit. Tani, Mmijëra njerëz në rrjetet sociale kanë kërkuar detaje për ta adoptuar atë.

“Do të doja ta birësoja dhe t’i jepja një jetë të denjë”, tha një person. Një prezantuese televizive kuvajtiane deklaroi: “Unë jam gati të kujdesem dhe ta birësoj këtë fëmijë… nëse procedurat ligjore më lejojnë.”

Menaxheri i spitalit, Khalid Attiah, thotë se ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz në mbarë botën që duan ta birësojnë fëmijën Aya. Dr Attiah, i cili ka një vajzë vetëm katër muaj më të madhe se Aya, tha: “Unë nuk do të lejoj askënd ta birësojë atë tani. Derisa të vijë familja e saj e largët, unë po e trajtoj atë si një nga të miat”. Për momentin, gruaja e tij po e ushqen me gji së bashku me vajzën e tyre.

Në qytetin e lindjes së Aya-s, Jidayris, njerëzit kanë kërkuar nëpër ndërtesat e shembura për të dashurit. Një gazetar atje, Mohammed al-Adnan i tha BBC-së, “Situata është një katastrofë. Ka kaq shumë njerëz nën rrënoja. Ka ende njerëz që nuk i kemi shpëtuar ende”. Ai vlerësoi se 90% e qytetit ishte shkatërruar dhe se shumica e ndihmës deri më tani kishte ardhur nga banorët vendas.

Related Articles

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

Stay Connected

246,663FansLike
102,630FollowersFollow
1,250SubscribersSubscribe
- Advertisement -

Artikujt e fundit

Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, vetëm te Auto Sherreti

Kur flasim për supermakina, një emër që gjithmonë tërheq vëmendjen është Lamborghini. Auto Sherreti ka sjellë ekskluzivisht në Kosovë modelin më të ri –...

Me trëndafil në zonën intime, ish banorja e BBVK ‘tranon’ rrjetin

Eshtë sezonë vere dhe sigurisht edhe personat publik kanë zgjedhur të freskohen në det. Ish banorja e BBVK, Brikenda, ka publikuar disa foto të nxehta...

Artistët tanë mblidhen për iftar, nuk do ta besoni si e quajn iftarin

Muaji i Ramazanit bën bashkë edhe artistët tanë. Disa nga ta natën e sotme zgjodhën ta bëjnë iftarin së bashku. Në mesin e tyre është Ledri,...

As Remzie Osmani nuk iu shpëton operacioneve plastike, duket tjeter person

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Remzie Osmani, është mjaftë e angazhuar. Ani pse është bërë edhe gjyshe e një mbese dhe nipi, Remzia po...

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze

Festa Qoqaj prezanton veturën e saj super luksoze Festa Qoqaj është një nga influenceret me te njohura shqiptare. Ajo inspiron ajzat se si te vishen ne...