Ronaldo Sharka është kthyer në një personazh mjaft të komentuar pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania”. Gjatë qëndrimit të tij, moderator tregoi se ishte një natyre energjiek dhe vazhdimisht I buzëqeshur.
Por si të gjithë ne, edhe ai ka momentet e tij të “dobësisë”. Ronaldo ka postuar në Instagramin e tij një video ku shfaqet I përlotur dhe shprehet se ndonjëherë është në rregull të mos jesh mirë.
Moderatori ka “guxuar” të ndajë me publikun këtë moment, për të dhënë një mesazh të fortë: që pavarësisht gjithckaje, në fund duhet të gjejmë forcën të buzëqeshim. E në fund të këtij shkrimi, ashtu sic ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe, Ronaldo e ka mbyllur me pseodonimin hit të këtij Big Brother-i:
“Kam qene ne dileme nese gjera te tilla duhen postuar apo jo ne rrjetet sociale. Po fundja, pse jo? Edhe ne njerezit qe dalim ne ekran dhe ne rrjet duke qeshur, edhe ne nuk jemi mire. Edhe? Ja u a them une!
Edhe ju qe jeni duke kaluar gjera ne jete, si gjithmone. Fundja jeta keshtu eshte, eshte shume ok te mos jesh mire! Eshte ok te qash, eshte ok te jesh njeri. Sepse Zoti nuk na jep me shume halle seç mbajme mbi supe.
Sic me njohet ne BigBrother dua te vazhdoni te me njihni ne rrjetet e mia sociale. Une jam i lumtur qe jetoj, qe ashtu sic qesh, ashtu edhe qaj sepse kam ndjenja ende brenda vetes. Ama une serish qesh. Ndaj edhe ju miq, pavaresisht te gjithave, ju lutem gjeni forcen te qeshni serish. Ju dua, Roniiiiii juaj çapaçul”
Shiko videon KETU