Një foshnje 2-muajshe është shpëtuar pas 129 orësh nga rrënojat e një ndërtesë të shkatërruar nga tërmeti i së hënës në Antakya të Turqisë. Ekipet e shpëtimit e nxorën foshnjën e gjallë dhe me barelë e nisën me autoambulancë në spital.
Nuk dihet emri i foshnjës dhe as nëse prindërit kanë mbetur nën rrënoja apo janë nxjerrë më herët. Ende po vazhdojnë përpjekjet pandalur për të mbijetuar nga tërmeti. Në Hatay gjenden edhe ekipet e FSK-së dhe të Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit të cilët bashkë kanë shkuar në ndihmë. Deri tash janë regjistruar mbi 24,000 viktima në Turqi dhe në Sirinë e prekur nga dy tërmetet masive me epiqendër në Kahramasmaras.
Pamje më poshtë: