Numri i të vdekurve nga tërmetet e së hënës që goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore arriti në 33,179 të dielën. Autoritetet thanë se më shumë se 92 mijë e 600 njerëz të tjerë u plagosën në katastrofë.
Ndërsa dëshpërimi ngjalli tërbim edhe në përpjekjet e ngadalta të shpëtimit, fokusi u kthye te kush ishte fajtori për mospërgatitjen më të mirë të njerëzve në rajonin e prirë nga tërmeti që përfshin një zonë të Sirisë që tashmë vuante nga vite të tëra lufte civile, shkruan AP. Një nga pamjet që zbulon më së shumti ashpërsinë e tërmetit në Kahramanmaraş është regjistruar nga kamera e sigurisë. Në imazh, korja e tokës valëvitej si deti.
Shiko videon më poshtë, ose kliko KETU: