Ish-opinionistja e “BBVA” Zhaklin Lekatari, së fundmi e ka tepruar me fjalorin ndaj kosovarëve.
Në një video live ajo kishte thënë drejtuar kosovarëve: “Mësojeni gjuhën (shqipe), i hidhni mbeturinat”, shkruan Indeksonline.
Por, një gjë duhet kujtuar.
Zhaku ishte kapur me drogë në Prishtinë pasi e njëjta me ish-të dashurin e saj kishin kultivuar, prodhuar, përpunuar dhe përgatitë, substanca e preparate të rrezikshme si narkotikë.
Sipas prokurorisë më 15 prill 2008, në banesën e tyre ishin gjetur paketime të vogla të marihuanës, mjete për përgatitjen dhe përdorimin e marihuanës si dhe fletushka lidhur me kultivimin e kësaj substance. Gjithashtu në banesën e tyre janë gjetur 579 gramë bari ngjyrë të gjelbër-marihuanë, si dhe në një vazo ishin gjetur 1345 euro.