Big Brother Vip Albania, reality show më i famshëm dhe më i ndjekur në ekranet mbarë shqiptare nisi mbrëmë në Vigjilje të Krishtlindjeve, si një dhuratë për të gjithë shikuesit besnikë. Shtëpia më e famshme në Shqipëri do të sjellë për publikun surpriza dhe emocione. Spektakli do të jetë çdo të shtunë dhe të martë në ekranin e Top Channel.
Gazetarja Zhaklin Lekatari, e njohur për deklaratat e saj të drejtpërdrejta, tani opinioniste e Big Brother VIP Albania ka qenë ish e dashura e këtij reperi Kosovar, shkruan Reporteri. Zhaklin Lekatari këtë vit i është bashkuar produksionit të Big Brother VIP Albania në rolin e prezantueses. Zhaklin do të shoqërojë për tre muaj me komentet e saj ndjekësit e këtij formati. Por, opinionistja BBV Albania një periudhë kohe ka jetuar edhe në Kosove. Ajo ka qenë e dashura e reperit Bim Bimma.
Foto më poshtë: