Rolanda Balla dhe Rina Kuqo, ishin të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan këtë të premte për të folur për trendet më të fundit të modës si edhe për të dhënë disa këshilla se si të vishemi më me stil.
Të pyetura nga Rudina se sa ka ndryshuar moda në Shqipëri dhe a ndiqen tendencat e fundit këtu, ato janë përgjigjur se ne jemi në përgjithësi një popull me shumë stil, madje blogerja Rina Kuqo ka treguar një eksperiencë të saj, e cila e ka bërë të mendojë se ne kemi filluar të njihemi edhe jashtë si njerëz që vishemi bukur.
Shiko videon:
Rudina Magjistari: Sa bëhet modë në Shqipëri? Moda që bëhet nga stilistët tanë dhe moda që vjen nga bota nga stilistët e njohur sigurisht. Domethënë ku jemi ne?
Rolanda Balla: Jemi ndër vendet e veshur më bukur mendoj unë, ndiqet shumë moda, trendet më të fundit i gjen menjëherë në rrugët e Tiranës apo në evente të ndryshme që mendoj që këtu bëhet shumë modë.
Rina Kuqo: Njësoj mendoj edhe unë, madje-madje më ka ndodhur kur kam shkuar jashtë e u kam thënë jam nga Shqipëria më ka thënë, “dukesh, dukesh, dukesh nga veshja”. Mendoj që ne gocat…
Rudina Magjistari: Çfarë ka dashur të thotë që dukesh nga veshja?
Rina Kuqo: Vishemi shumë bukur ne realisht e them. Më pëlqen ajo ndjesia…
Rudina Magjistari: Mund ta ketë pasur edhe më ndonjë kuptim tjetër që në përgjithësi ne, jo në rastin tënd se ti je shumë elegante, por ndonjëherë kam përshtypjen se ngarkohemi shumë edhe ne tualet në grim.
Rolanda Balla: Mendoj se ka kaluar pak kjo, mendoj se jemi pak më sinkron me trendet e fundit që janë në modë momentalisht.
Rina Kuqo: Mendoj se njerëzit tani kanë filluar t’ia bëjnë vetes atë pyetjen se ku do shkoj dhe si do vishem. E vë re dukshëm që jemi stepur pak në të dukurit pak “vulgarë”. Në rrugët e Tiranës nuk po shikoj më vajza duke ecur me taka si dikur. Kanë filluar dhe e kanë marrë më shtruar atë të dukurit ndoshta më sport dhe më moderne sesa ‘class’ në një paradite rrugëve të qytetit./tvklan.al