Intervista e tij për këtë medium u bë virale shkaku i përgjigjes që Adnani e dha kur u pyet se sa çaja i pinte në ditë.
Kjo intervistë u shpërnda shumë në rrjetet sociale, por së fundi ati ju bë një befasi e madhe në emisionin “n’Kosovë Show” ku i pranishëm në emision ishte edhe Halil Kastrati i cili i premtoi atij se do t’ia ndërtonte shtëpinë, e me pas edhe e mbajti fjalën, shkruan RepublikaOnline.
Adnani kohëve të fundit ka qënë pjesë edhe e disa reklamave televize të nje banke të njohur në Kosovë. Këtë javë Adnani ishte mysafir edhe tek reality show “It’s My Home”, ku u takua me banoret e shtëpisë. Ai e falenderoj drejtuesit e First Channel për mundësit që ja dha atij, të cilat ndikuan që jeta e tij të ndryshonte.
Adnani, mbiemri i të cilit është Ademi, kishte kërkuar kohë më parë edhe që ta ndërronte mbiemrin në atë që i shkon më së shumti, “Çaji”. Por një gjë e till i ishte pamundësuar pasiqë nuk ishte lejuar që ta ndërronte mbiemrin, me ç’rast edhe kishte kërkuar që Qeveria e Kosovës t’ja mundesonte një gjë të till./RepublikaOnline
Këtë video mund ta ndiqni më poshtë: