Tara Muharremi është vajza e këngëtarit të njohur, Bleros, i cili në kohën kur është shfaqur për herë të parë në skenë, ka sjell frymë të re në tregun muzikor. Për vite me radhë Blero mbetet këngëtar i pëlqyer dhe një producent me emër në diskografinë shqiptare.
Talentin e tij për muzikë po e trashëgon edhe e bija, Tara, e cila këndon, i bie instrumenteve dhe është shpirt artisti. Epo, nga të dilte, pasi ajo është fëmija i dy artistëve të dëshmuar, shkruan Kosovarja. Tara, kohë pas kohe po merret me muzikë e aktrim, e angazhuar nga prindërit e saj, njëri këngëtar, e tjetra aktore.
Kujtojmë se Tara, e luan me shumë mjeshtri rolin e saj në spotin që ilustron këtë temë mjaftë të ndjeshme e shumë të hasur në shoqërinë tonë. Blero, në mënyrë metaforike pyet se kujt i ka ngjarë!